Kokainë dhe armë në banesë, arrestohet çifti shqiptar në Itali dhe një 19-vjeçare

Kokainë dhe armë në banesë, arrestohet çifti shqiptar në Itali dhe një 19-vjeçare

droga e sekuestruar

ITALI-Një çift i martuar shqiptar dhe një vajzë 19-vjeçare janë arrestuar pasditen e djeshme, më 26 gusht, nga Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Chiarit. Mediat vendase raportojnë se në banesën e çiftit shqiptar u gjet një sasi prej 1.3 kg kokainë dhe një revole të kalibrit 22 të mbajtur në mënyrë të paligjshme.
Dy shtetasit shqiptarë, një 47-vjeçare dhe një 53-vjeçar, pronarë të një picerie, përfunduan në radarët e policisë pas një sërë denoncimesh për një aktivitet intensiv të trafikut të drogës të organizuar në qendër të Rovatos. 19-vjeçarja dyshohet të jetë e dashura e djalit të tyre./ZËRI
Burimi