Kërcënuan kreun e FSHF-së/ Momenti kur presidenti i ‘KF Iliria’ dhe persona të tjerë i shkuan në banesë
TIRANË-Në foton më poshtë është e presidenti të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy djemve e tij, futbollistë të klubit “Iliria”, Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Redian Loci dhe Petrit Selmani, para banesës së presidentin e FSHF-së, Armando Duka, të cilin e kërcënuan.
PAMJE NGA NGJARJA
Kreu i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, Nazmi Selmani, u arrestua bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Konflikti mes tyre ka ardhur pasi Selmani ka kërkuar që Duka t’i fus një nga djemtë në kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, që aktualisht është i angazhuar si portier në ekipin e Tiranës.
Sot Gjykata vendosi masën “Arrest me burg për presidentin e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe Petrit Selmanin. Ndërsa për Brajan Selmani, Redian Loci dhe Santiago Selmani u caktua masa “detyrim paraqitje”./ZËRI
Burimi