
Kërcënon Putin: Raketat e reja ruse do godasin qendrat e vendimmarrësve në Kiev
Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërcënuar se vendi i tij do të qëllojë me raketat e reja hipersonike bazat luftarake në kryeqytetin ukrainas Kiev. Në një konferencë për mediat, Putin lavdëroi raketat “Oreshnik” duke thënë se janë më të avancuarat dhe nuk kanë asgjë të ngjashme me ato të Perëndimit. Një raketë e tillë raportohet se u testua pak ditë më parë në qytetin Dnipro të Ukrainës.
“Shtabi i Përgjithshëm rus dhe Ministria e Mbrojtjes janë aktualisht duke përzgjedhur objektivat në Ukrainë për raketën “Oreshnik”. Sistemet hipersonike të Rusisë nuk kanë ekuivalente globale. Armët shtesë, duke përfshirë sisteme të reja raketore, mund të zhvillohen në të ardhmen e afërt”, tha ai.
Putin gjithashtu iu referua qeverisë së Ukrainës si “jolegjitime” dhe “uzurpatore”.
Më herët, ish-ministri rus i Mbrojtjes deklaroi në samitin e CSTO-së se sipas doktrinës së përditësuar bërthamore të Rusisë, “ombrella e saj bërthamore” shtrihet kryesisht në shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. /ZËRI
Burimi