KAS vendos pro hapjes së kutive te materialeve zgjedhore për Himarën

KAS vendos pro hapjes së kutive te materialeve zgjedhore për Himarën

zgjedhjet ne himare

TIRANË- Me vendim të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi hapjen e kutive te materialeve zgjedhore për Bashkinë e Himarës.
Në bazë të këtij vendimi mësohet se do të kryhet verifikimi: Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm të 36-QV në Himare, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar.
Kopje e të gjitha proces-verbaleve apo dokumenteve të tjera të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pasja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024.
Koalicioni Bashkë Fitojmë vuri në lëvizje këtë hallkë të KQZ-së duke kërkuar pavlefshmëri zgjedhore, ku si argument kishte pamundësimin e qytetarëve të Himarës për të ushtruar të drejtën e votës për shkak të skadimit të letërnjoftimeve.
Burimi