“Karma ju vjen mbrapa”/ Berisha replika me Ballën: I keni shpresat tek Kujtim Gjuzi dhe Jenisheri!

“Karma ju vjen mbrapa”/ Berisha replika me Ballën: I keni shpresat tek Kujtim Gjuzi dhe Jenisheri!

Sali Berisha dhe Taulant Balla

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla janë përfshirë në një debat gjatë seancës parlamentare sot. Berisha nga foltorja tha se “Karma ju vjen mbrapa”, pasi mazhoranca votoi për “5 minuta” arrestimin e tij. Më tej, kryedemokrati “këshilloi” kolegët e tij të mazhorancës të mos kandidojnë.
“Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Dhe ju si kukulla mjerane e votuat. Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa. Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën. Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni.
Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991. Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin. Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë. Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë do thoni ju, më thoni? Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë,”- tha Berisha.
Ndërsa, Balla ironizoi koalicionin e formuar nga Partia Demokratike për 11 majin, duke u shprehur se shpresa e PD-së është Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri. Më tej, ai shtoi se paga minimale vitin e ardhshëm do të jetë 500 euro, ndërsa gjatë mandatit paga mesatare do të bëhet 1 mijë euro.
“Meqë jemi tek Ramazani, po lexoj një varg nga Kurani që thotë, rriji larg injorantëve. Kur injorantët më pas marrin përsipër të hynë në debat shifrash, këtu pastaj situata bëhet më qesharake. U përmendën këtu pensionet, dua të falënderoj nga foltorja e Kuvendit në emër të qeverisë dhe deputetëve senatin italian për votën unanime që i dhanë marrëveshjes për njohjen e dyfishtë të pensioneve dhe duke i hapur rrugë vetëm dekretimit nga presidenti, nga marrëveshja përfitojnë 500 mijë. Të flasim me shifra dhe ti themi gjërat siç jam. Kur morëm detyrën pensioni ishte 86 euro, ndërkohë në 2025, pensioni mesatar arriti 175 euro dhe premtimi ynë bashkëatdhetare është që në fund të mandatit të katërt 400 euro do jetë pensioni në Shqipëri.
Edhe minimalin synojmë ta çojmë mbi 200 euro. Për pensionet nuk hymë në diskutim me ju sepse në 2013 e gjetëm skemën e pensioneve të falimentuar dhe sot mund tju them vetëm një element të dukshëm. E dini sa marrëveshje kishit negociuar ju? Vetëm 2, ne kemi bërë 16 dhe po e mbyllim edhe me qeverinë greke. Jemi gati ta përmbyllim marrëveshjen me Greqinë.
Financat, këto nuk të gënjejnë dot. Tha njëri se Shqiptarët janë më të varfra, po si janë më të varfra kur të ardhurat për frymë janë trefishuar qëkur ne morëm detyrën dhe synojmë ti rrisim me 40% brenda mandatit të ardhshëm. Paga mesatare që shkon në trend rritje do vazhdojë të rritet. Në 2013 paga mesatare ishte 322 euro kur populli ju pushoj nga puna. Në 2024 paga mesatare ka arritur 777 euro dhe brenda këtij mandati të Shqipërisë ta bëjmë 1 mijë euro pagën mesatare në Shqipëri.
Kjo është për pagën mesatare në tërësi, në sektorin publik 1200 euro në fund të këtij mandati që nisim më 11 maj. Duke filluar nga viti i ardhshëm paga minimale do jetë 500 euro, nuk do flas fare sa e latë ju.
Meqë po belbëzoni, po ju kujtoj që në vitin 2013, paga minimale ishte 157 euro, kaq e latë ju dhe prandaj populli ju ka pushuar nga puna për të mos ju marrë më në punë. Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët,”-u shpreh Balla./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente