Kanosi efektivin dhe dëmtoi mjetin e policisë në Fier, arrestohet 29-vjeçari

Kanosi efektivin dhe dëmtoi mjetin e policisë në Fier, arrestohet 29-vjeçari

Policia

FIER- Një 29-vjeçar i identifikuar si Sherif Genica është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv policie që ka bllokuar gomonen e mikut të tij. Në njoftimin zyrtare bëhet me dije se Genica, banues në fshatin Ndërmenas akuzohet për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjatë kontrollit të tij fizik iu gjet dhe një sasi e vogël kanabisi.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G.
Në  momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.
Burimi