Kandidatit prorus i ndalohet garimi në Rumani, shpërthejnë protesta të dhunshme, Musk: Çmenduri

Kandidatit prorus i ndalohet garimi në Rumani, shpërthejnë protesta të dhunshme, Musk: Çmenduri

Călin Georgescu

RUMANI- Dosja e kandidatit të pavarur presidencial Călin Georgescu për zgjedhjet presidenciale është hedhur poshtë të dielën nga Byroja Qendrore Zgjedhore (BEC). Dosja e Calin Georgescu u rrëzua nga BEC me 4 vota “pro” dhe 10 “kundër”.
Mbështetësit e Georgescu-t, të pranishëm para selisë së BEC-ut, filluan të tregohen tejet të dhunshëm dhe thyen gardhet mbrojtëse. Garda përdori gaz lotsjellës. Protestat janë zhvilluar më tej dhe mbështetësit e Georgescu kanë mbushur sheshet.
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, pas dyshimeve Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje për të favorozuar Georgescun.
Moska i ka mohuar akuzat. Reagimet kanë qenë të shumta. Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.
Elon Musk e ka quajtur “çmenduri” këtë vendim.
Georgescu nga ana tjtër është nën hetim, pavarësisht se njësoj si Moska, i ka mohuar të gjitha akuzat.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente