Kalemi ra! A do të zbërthejë Adriatiku kalvarin e vrasjeve? (Historia)

Kalemi ra! A do të zbërthejë Adriatiku kalvarin e vrasjeve? (Historia)

Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi dhe Shyqyri Kalemi

TIRANË- Klani Kalemi tashmë ra! Adriatik Kalemi, një emër i përfshirë në vrasje që në vitin 2001, i njohur në botën e trafikut të lëndëve narkotike dhe në fushën e biznesit, tashmë është në pranga.
Adriatik Kalemi i njohur dhe me emrin Andrea Kalemi është bërë protagonist në shumë ngjarje kriminale dhe u ka shpëtuar tre atentateve.
Emri i tij u lakua fillimisht në vitin 2001, kur u arrestua nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge. Në atë kohë, ai akuzohej se në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fatmir Kalemi u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça. Ngjarja e rëndë ndodhinë Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017, Adriatik Kalemi ishte titull kryesore në të gjitha mediat vendase kur ashkë me dy persona të tjerë, në gjendje të dehur dhunuan me shufër hekuri një efektiv policie, i cili përfundoi në spital.
Por, në vitin 2022 iu dha goditja e parë!
Nipi i tij, Aleksandër Sadikaj i njohur dhe si “Aleksi i Memaliajt” ose “Sancho” mbeti i vrarë në një atentat të realizuar me shpërthimin e një eksplozivi në Tiranë.
Kjo ngjarje shënoi dhe pikënisjen e atentateve të njëpasnjëshme.
Megjithatë fisi Kalemi mori hak dhe në Dhjetor të të njëjtit vit u vra biznesmeni biznesmeni Edmond Papa, në zonën e Selitës në Tiranë. Ai ishte një nga emrat kryesorë që dyshohej se qëndronte pas vrasjes së Sadikajt pas përplasjeve për pazaret e drogës.
Deri më tani në pranga për vrasjen e Papës është vendosur Albano Velo, si dhe Andreë Bode që u arrestuar sot bashkë me Kalemin.
Më datë 5 gusht të vitit 2023, Kalemi u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i maskuar.
Dyshimet binin mbi familjen e Papës.
Pasi u kurua, u dërgua në burgun grek Koridhalo pasi përballja me autoritetet e vendit fqinj zbuloi se kishte dosje të pambyllura me drejtësinë helene.
Por, në momentin që po bëhej gati të linte qelinë, u sulmua sërish më 15 dhjetor.
Në momentin që po mblidhte gjërat e tij në qeli për të fituar lirinë e për tu kthyer në Shqipëri, Kalemit iu bë prita e tretë. Një 28-vjeçar egjiptian, i cili siç raportohet deri më tani dyshohet se është paguar për ta vrarë, nuk e la të kalonte derën e hekurit. Ai nxorri një thikë dhe e qëlloi në shpatull dhe pasi 51-vjeçari ra në tokë, u largua.
Pas këtij sulmi Kalemi u lirua dhe u shtrua në një spital në Shqipëri.
Por, as këtu nuk pati qetësi.
Më 20 korrik 2024, Adriatik Kalemi humbi babanë e tij Shyqyri Kalemi, në një atentat mafioz që ndodhi në Memaliaj, ku mbeti i plagosur dhe xhaxhai i tij, Artur Kalemi.
Nga breshëria e kallshnikovit ndërruan jetë dhe dy persona të tjerë, kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, të dy pa asnjë lidhje me hasmërinë që ndiqte familjen Kalemi.
I gjithë ky zinxhir vrasjesh ka marrë me vete dhe një sërë emrash të tjerë, si rrëmbimin e Leonard Thodhorit të njohur si “Koçole” dhe mikut të tij Fatmir Sulovari, që janë zhdukur pa gjurmë që prej 6 prillit të vitit 2022.
Një nga emrat që është vendosur me ‘rreth të kuq’ nga hetuesit, që dyshohet se qëndron pas ekzekutimit të Sadikajt, përndjekjes së Kalemit dhe zhdukjes së dy miqve në Sarandë është Ledjan Alushaj apo siç njihet ndryshe, Eldion Alushaj.
Ishte motra e Aleksandër Sadikajt, Vanesa, e cila bëri një postim të gjatë në rrjetet sociale ku përmendi me emra personat, që sipas saj janë autorët e vrasjes së të vëllait. Sipas saj, njëri është biznesmeni nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë, Edmond Papa dhe Ledian Alushaj, që ishte gjithashtu dhe shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt.
Në rrëfimin për “Inside Story”, nëna e Sadikaj tregoi se si ekzekutorët e të birit kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, një kamuflim perfekt i krimit të organizuar që e kemi parë edhe në dosjen e famshme “Metamorfoza”, ku Behar Bajri shkoi për ngushëllime në shtëpinë e Gjin Ndojit (Boriçi), pasi thuri planet për vrasjen e tij.
Policia beson se Alushaj ka gisht gjithashtu edhe në rrëmbimin e Leonard Thodhorit të njohur si “Koçole” dhe mikut të tij Fatmir Sulovari.
Arsyeja dyshohet të jetë fakti që Leonard Thodhori kishte dijeni të plotë për atentatin me eksploziv ndaj Aleksandër Sadikajt si dhe njerëzit që e organizuan atë, mes tyre dhe Alushaj, e persona që ishin të lidhur me trafikun e drogës që kalonte nga Kanali i Çukës në Sarandë në drejtim të Greqisë.
Fakti që Thodhori kishte dijeni e informacione për ekzekutimin me eksploziv të ‘Sanços’ në Tiranë, duket se i ka frikësuar keqasi autorët që kanë arritur të mendojnë, planifikojnë e ekzekutojnë rrëmbimin e tij bashkë me shokun e tij të ngushtë.
Por ndërkohë që grupi hetues i ngriti të gjitha dyshimet mbi një konflikt të mundshëm për drogën midis ‘Sanços’ dhe Papës, nëna e Aleksandër Sadikajt solli në vëmendje edhe një tjetër pistë.
Bëhet fjalë për një tokë që djali i saj kishte blerë pranë TEG-ut në Tiranë, por që e pretendonte edhe Ledjani. Mosdakortësia për këtë tokë mund të ketë lënë të pakënaqur Ledjanin dhe njerëzit e tij përreth, në këtë rast edhe Edmond Papën.
Por Ledjan Alushaj, nuk mendohet të jetë i vetëm që rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe mikun e tij, pasi policia mendon se pjesë e grupit kriminal është edhe një shtetas nga veriu i vendit, i dënuar me burgim të përjetshëm që ka drejtuar nga qelia operacionin për rrëmbimin e dy personave në Sarandë, por që emri i tij nuk është zbardhur.
Përveç dijenisë për atentatin ndaj Sadikajt, konflikti mes Alushajt dhe “Koçoles”, thuhet të jetë bërë një tokë që i zhdukuri kishte shitur në Sarandë.
Bëhet fjalë për një parcelë me një vlerë të konsiderueshme, për të cilën ai thuhet se ka kërcënuar personat me të cilët ishte në këtë marrëdhënie se nëse nuk do t’i jepnin paratë, do të rrëfente krimet që kishin kryer. Mes këtyre personave dyshohet se ka qenë dhe Ledjani që njësoj si në rastin e Sadikajt, ka pasur pretendime për tokën e “Koçoles”.
Tashmë Kalemi është vënë në pranga dhe dëshmia e tij do të jetë thelbësore në pistat e hetimit për zbardhjen e të gjithë kalvarit të vrasjeve. A do të flasë Kalemi?!/ZËRI
Burimi