Kaja Kalas jep dorëheqjen si kryeministre e Estonisë
Kaja Kalas
TALINI- Kaja Kalas ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministres së Estonisë. Shumë shpejt ajo do të marrë detyrën e kryetares së diplomacisë europiane. Megjithatë do të mbetet në detyrëderi në betimin e qeverisë së re në fillim të gushtit. Pas konfirmimit të kandidaturës së saj nga Samiti, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas dorëzoi dorëheqjen për të marrë postin e shefes së diplomacisë evropiane.
Kryeministrja, e përkohshme, udhëhoqi Partinë e saj Reformuese drejt fitores në 2019 dhe 2023 dhe ka qenë në krye të qeverisë së Estonisë që nga viti 2021. Ajo do të mbetet kryeministre e përkohshme derisa të konfirmohet një qeveri e re në fillim të gushtit.
Partia e Reformës ka propozuar ministren e klimës Kristen Michal për postin e kryeministres së ardhshme, në pritje të negociatave me partnerët e saj të koalicionit, partinë liberale Estonia 200 dhe Social Demokratët.
Por kush është Kaya Kalas?
Gjyshi i saj ishte Eduard Alver, i cili ishte një nga themeluesit e Republikës së Estonisë më 24 shkurt 1918 dhe shefi i parë i Policisë së Estonisë nga viti 1918 deri më 24 maj 1919. Kalas u diplomua në Universitetin e Tartu në 1999 me një diplomë juridike. Nga viti 2007, ajo ndoqi Shkollën e Biznesit të Estonisë, duke fituar një Master në Administrim Biznesi në 2010. Para se të hynte në politikë ka punuar si avokate.
Në vitin 2011, ajo u bë anëtare e Partisë së Reformës dhe në të njëjtin vit u zgjodh në Parlamentin e Estonisë, ku drejtoi Komisionin e Çështjeve Ekonomike deri në vitin 2014. Në të njëjtin vit, ajo ishte pjesë e Parlamentin Evropian dhe mori 21,498 vota./ZËRI
Burimi