
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku
Muhamet Rrumbullaku
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, pas dy vitesh në detyrë. Rrumbullaku i ka dorëzuar ministrit të Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.
Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit vjen vetëm, pasi ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka nxjerrë një udhëzim lidhur me mënyrën sesi do të caktohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Rrumbullaku nuk ka të drejtë rikandidimi, pasi ligji i ri nuk e parashikon që kësaj procedure vlerësimi t’i nënshtrohet drejtori aktual.
Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga. Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të mbledhë nesër në orën 10:00 të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve./ZËRI
Burimi