Iu bë atentat me breshëri kallashnikovi, zbardhet dëshmia e Altin Halilit: Dyshoj hakmarrje për vrasjen e ’97-tës

Iu bë atentat me breshëri kallashnikovi, zbardhet dëshmia e Altin Halilit: Dyshoj hakmarrje për vrasjen e ’97-tës

Makina e autoreve u gjet e djegur

BERAT- Është zbardhur dëshmia e Altin Halilit, i cili ditën e djeshme i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, teksa ishte duke ecur me makinën e tij në fshatin Dushnik në Berat. Halili, i dënuar më parë për vrasje, thotë se nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër përveç vrasjes së kryer në vitin 1997, për të cilën vuajti edhe dënimin.
“Dyshoj se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, për vrasjen që bëra në 1997, s’kam konflikt tjetër. Pashë që më kishte zënë pritë një makinë, ku brenda ndodheshin persona të maskuar”, është shprehur Halili.
Altin Halili në 1997 vrau Sokol Kaloshin, në 2010 doli nga burgu dhe iku në Itali, dhe kjo ishte hera e parë që ai kthehej në vendlindje, pas 14 vitesh. Por duket se edhe pse koha ka kaluar, hakmarrja ka përndjekur Halilin, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa autorët më pas dogjën mjetin në fshatin Kozare.

Altin Halili u qëllua pasditen e djeshme me 10 plumbam teksa ishte duke ecur me mjetin e tij, ku autorët i kishin zënë prite në rrugë. 46 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal, i cili është dënuar për një vrasje në vitin 1997. Ai ka vrarë shtetasin Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjës dhe është liruar nga burgu në vitin 2010. Policia dyshon se autorët e atentatit ndaj Halilit janë fshehur në Fier, ndërsa makina e tyre u gjet e djegur në fshatin Kozare të Kuçovës. /ZËRI
Burimi