Ishin nisur për të shuar zjarret në Mirditë, aksidentohet makina e ushtrisë, plagosen 6 efektivë të FA
Foto ilustruese
LEZHË- Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi