Ish-kryebashkiaku Safet Gjici kërkon sërish lirinë: Nuk bëra korrupsion! Shkelja ishte morale dhe etike

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici kërkon sërish lirinë: Nuk bëra korrupsion! Shkelja ishte morale dhe etike

Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar sërish lirinë. Në rekursin dorëzuar Gjykatës së Lartë, Gjici kërkon lirimin e tij nga burgu me pretendimin se afera seksuale me Alma Kaçin ka qenë një kurth politik i ngritur ndaj tij. Sipas “TopChannel”, në kërkesën e tij, Gjici gjithashtu pretendon se akuzat për të cilat janë shpallur fajtor nuk qëndrojnë pasi as nuk ka kryer shpërdorim detyre, as korrupsion.
Për të, marrëdhënia seksuale është kryer me dëshirën e Alma Kaçit dhe se e vetmja shkelje është ajo morale dhe etike. Ndaj për të mbrojtur tezën e tij shton se nuk ka kryer asnjë favor që mund ta shpallë fajtor për korrupsion, pasi në protokollin e Bashkisë së Kukësit nuk është dhënë asnjë tender ndaj Kaçit apo projektit që ajo ‘shpiku’ për stehimoren e kafshëve endacake. 
 
Burimi