![Institucionet e drejtësisë japin nesër ‘llogari’ para Kuvendit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/institucionet-e-drejtesise-japin-neser-llogari-para-kuvendit_6693c75ce662f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Institucionet e drejtësisë japin nesër ‘llogari’ para Kuvendit
👁1710
Foto ilustruese
TIRANË- Institucionet e drejtësisë do të raportojnë ditën e hënë në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit 2023. I pari që do të flasë para deputetëve do të jetë kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsia Çela. Pas tij do të flasë kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
Më pas do të raportojnë kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësore dhe ajo e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pastaj diskutimet e deputetëve do të përqëndrohen në problemet e zonave që përfaqësojnë, pasi janë kthyer nga java e gjelbërt ku duhet të kishin dëgjuar problemet e zgjedhësve./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur
Burimi