Inskenuan aksident për të marrë lekët e siguracioneve, 3 të rinj në pranga, si i zbuloi Rrugorja
Pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia Rrugore në Tiranë ka zbuluar një skenë si në “filma”. Tre persona u arrestuan nga policia rrugore e Tiranës, pasi inskenuan një aksident me makinat e tyre për të përfituar fonde nga sigurimi.
Tre të rinjtë dyshohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”.
Pasi ata u zbuluan nga Policia Rrugore, njëri nga autorët u përpoq të largohej nga skena, por u kap nga efektivi.
“Policia Rrugore Tiranë ka mundur tē zbulojë një skeme me aksidente të sajuara për përfitim të padrejtë siguracioni.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R.
Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkupinim me njëri tjetrin kan inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kan konstatuar, njëri nga autorët ështe larguar në vrap por ështe kapur nga punonjësi i policisë”, njofton policia. /ZËRI
Burimi