Inc. i Tiranës dhe dosja ‘5D’/ Shehaj: Pse nuk shkon SPAK tek Rama & Veliaj! Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet. Tregon VIJAT E KUQE

Inc. i Tiranës dhe dosja ‘5D’/ Shehaj: Pse nuk shkon SPAK tek Rama & Veliaj! Dumani: Çdo gjë ka kohën e vet. Tregon VIJAT E KUQE

Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani ka folur këtë të hënë në Kuvend në lidhje me temat e ”nxehta” që janë nën hetim, si inceneratori i Tiranës dhe dosja “5D”, tek kjo e fundit ku janë përfshirë disa ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputeti Agron Shehaj, nëse ka një vijë të kuqe që nuk e lejon SPAK të shkojë deri tek Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Dumani tha se e vetmja vijë e kuqe janë ligji dhe Kushtetuta ndërsa shtoi se çdo gjë ka kohën e vet.
Agron Shehaj: Zoti Dumani në radhë të parë ju falenderoj që lejuat kolegen të mbaronte fjalimin, por në këtë parlament dhe kush e ka gabim katë drejtë të flasë. Shqipëria siç e dinë të gjithë është një nga vendet më të korruptuara në europë dhe korrupsioni buron nga kjo sallë. Ata që kanë ndjekur seancën sot kanë menduar se po iu bëjmë gjyqin, a thua se korrupsion në këtë vend e solli zoti Dumani. Më bëri përshtypje gjithashtu zoti Dumani që ju këtu u morët në mbrojtje nga mazhoranca dhe nëse ky vend është i korruoptuar është se kemi një qeveri të korruptuar. Kjo nuk është vetëm një rezultat i një rrelloje logjike por kemi pasur dhe fakte se si anëtarë të qeverisë kanë qenë të përfshirë në korrupsion. Ne jemi të shqetësuar se ju, ju pëlqen apo jo keni në dorë fatin e Shqipërisë, ju bashkë me opozitën, me ata që do të donit që të luftonin korrupsion. Nëse ju dështoni zoti Dumani dhe ajo pak shpresë që ka mbetur në këtë do të shuhet. Unë dua ta nis nga faktet, nuk dua të paragjykoj dhe faktet tregojnë që ju zoti Dumani keni bërë një punë të madhe nga sa është bërë përpara. Këtë e tregon dhe besimi që keni në shoqëri. Duam të kuptojmë a ka një vijë të kuqe zoti Dumani që ju përtej të cilës e keni të pamundur që të shkoni. Se po të shoim faktet duket se ka një vijë të kuqe. Unë nuk besoj se ju mendoni vërtetë se skandali i inceneratorit të Tiranës ka pasur në krye Mertirin dhe Zoton. Ajo që besojmë është se ju nuk keni pasur mundësi të shkoni përtej ose jeni duke punuar. Kjo ishte pyetja ime: Ka një vijë të kuqe pëtej së cilës nuk shkoni dot? Pyetja e dytë, ju keni një besueshmëri, nëse vazhdoni duke bërë hetime për skandalet më të madhe, dhe nuk përfshini kryeministrin nuk besoj se kjo besueshmëri do të vazhdojë. Vërtetë e mendoni që Kryeministri nuk ka dorë? Në skandalin “5D”, ku ju keni hetuar dhe arrestuar një pjesë të madhe nuk ka dorë Kryetari i Bashkisë së Tiranës? Këto janë pyetjet e mia dhe në fakt janë këto pyetje dhe dyshimet mbi këto që sapo thashë që më bëjnë të mendoj të besoj se ka një vijë të kuqe përtej së cilës nuk shkoni dot.
Altin Dumani: Atëherë, e para unë nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme është ligji, Kushtetuta, personaliteti dhe karakteri. A ka një vijë të kuqe? Ka vetëm njjë vijë të kuqe që janë provat dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë dhe përvueshmëria është një proces shumë i vështrë prandaj detyra jonë është dhe ne po përpiqemi ta përmbushim këtë detyrë është që e para në çdo kallëzim të heton të gjithë faktet e kallëzuar si dhe të hetohet roli, kontributi i çdo personi të kallëzuar dhe këtë bëjmë në hetimet e çështjeve që kemi në dorë. Përvueshmëria është fazë tjetër. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe nga askush. Ne ushtrojmë funskionet tona në mënyrë të pavarur nga krimi dhe politika. Tani ju pyesni a mendoni se Kryeministri nuk ka dorë tek inceneratori, Veliaj… Prokurorit nuk i lejohet të shfaqë mendime, prokurori mbledh provat. Nuk mund të japë mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet, hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, personave të ngarkuar me hetimin, por vërtetë që janë çështje që kërkojnë angazhim të burimeve njerëzore dhe infrastrukturën e nevojshme./ZËRI
Burimi