I vendosën tritol në makinë/ Ledovik Syziu njihet si person problematik: Nuk e di kush janë autorët

I vendosën tritol në makinë/ Ledovik Syziu njihet si person problematik: Nuk e di kush janë autorët

foto ilustruese

MIRDITË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Mirditë, ku Ledovik Syziut iu vendos tritol në makinë dhe si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur. Burime nga policia bëjnë te ditur se Ledovik Syziu, 47 vjeç njihej si problematik në fshatin e tij, gjë për te cilën policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori te zonës.
Në dëshminë paraprake Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjare të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë patur i plagosuri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit. Policia e Mirditës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa Syziu është tranportuar në spitalin e Mirditës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Burimi