“I torturonte duke i premtuar se do i mallkonte”/ Si arriti modelja braziliane të shfrytëzonte vajzat si punonjëse seksi

“I torturonte duke i premtuar se do i mallkonte”/ Si arriti modelja braziliane të shfrytëzonte vajzat si punonjëse seksi

Cat Torres

BRAZIL- Dy vajza të reja nga Brazili u zhdukën dy vjet më parë në shtator, dhe kërkimi i dëshpëruar i familjeve të tyre dhe FBI-së filloi me informacionin e vetëm që dinin – ato jetonin me influenceren Cat Torres. Kjo e fundit është dënuar me 8 vite burg për trafikim të vajzave të reja. Torres është një ish-modele braziliane që shkëlqeu në kopertinat e revistave, madje u shfaq edhe duke kaluar kohë me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.
Por si arriti t’i joshte ndjekëset e saj drejt shfrytëzimit seksual? Më shumë detaje na jep Ana, e cila ishte vetë viktima e saj. 
Ana tha se Torres frymëzoi shpresë, sepse ajo pati një udhëtim të vështirë nga një grua e varfër braziliane arriti që të futej në botën plot yje në Hollivud.

“Ajo më dha disi shpresë. Më dukej sikur i kishte mbijetuar dhunës së fëmijërisë, abuzimit dhe të gjitha këtyre përvojave traumatike. Dhe më pas ajo ishte në kopertinat e revistave, duke u shoqëruar me njerëz të famshëm si Leonardo DiCaprio. Gjithçka që pashë dukej e vërtetë,”- tha Ana, e cila vetë përjetoi një fëmijëri dhe marrëdhënie të dhunshme.
Në biografinë e saj të fundit, A Voz (The Voice), Torres pretendoi se ishte në gjendje të parashikonte ngjarje për shkak të fuqisë së saj shpirtërore, kështu ftoi edhe Anën që t’i bashkohej në “botën e saj”. Ish-shoku i dhomës i Torres, Luzer Tversky zbuloi se Cat u “prezantua” me drogërat nga miqtë e saj të Hollivudit dhe që nga ajo kohë, ajo kurrë nuk ka qenë e njëjta. 

Cat Torres

Shpejt Torres nisi të postonte video ku ndante këshilla për marrëdhëniet, mirëqenien dhe botën shpirtërore që përfshin hipnozën, meditimin dhe programe fitnesi. Për 150 dollarë, klientët mund bënin edhe video telefonata me të, gjatë të cilave ajo pretendonte se do të zgjidhte çdo problem që ata kishin. Përveç Anës, edhe Amanda gjeti shpëtim tek Torres. Të dyja pohuan se ishin bërë gjithnjë e më shumë të izoluara nga miqtë dhe familja dhe ishin të gatshme të bënin gjithçka që sugjeronte Torres. Kështu në vitin 2019, Ana shkoi të punonte për Torres në Nju Jork si asistente e saj. Ajo kujdesej për kafshët e saj, gatuante, lante rrobat dhe pastronte për 2000 dollarë në muaj.
Dhe më pas Ana pa që jeta perfekte në Instagram ishte shumë larg jetës reale të Torres.
“Ishte tronditëse. Shtëpia ishte shumë e rrëmujshme, shumë e pistë, nuk kishte erë të mirë,”- kujton Ana, duke shtuar se asaj i dukej se Torres nuk mund të bënte as gjërat elementare pa të, si përshembull dushin.

Cat Torres

“Tani e shoh që më përdori si skllave. Më dukej sikur kisha ngecur aty dhe se nuk kishte rrugëdalje. Ndoshta isha një nga viktimat e para të trafikimit të qenieve njerëzore,”- tha Ana, së cilës rroga filloi t’i mungonte gjithmonë e më shumë. Ajo nuk kishte as të ardhura për strehim alternativ, ndaj u përpoq të përballej me Torres. Por influencerja u bë agresive. Kur Anna dëgjoi se dy vajza të reja nga Brazili kishin zhdukur, e kuptoi se duhej të bënte diçka. Edhe pse dëshmia e saj ndihmoi shumë procesin hetimor dhe ligjor, të paktën tre gra refuzuan që të dëshmonin kundër asaj që dikur ishte idhulli i tyre. 
Kur një nga vajzat që punonter për të, Desier kërkoi të largohej, Torres e kërcënoi se do ta detyronte që t’i kthente pas të gjitha paratë, por gjithashtu e kërcënoi se do ta mallkonte. Për shkak se ajo besonte se Torres kishte fuqi të mbinatyrshme, ajo u tmerrua dhe pranoi të punonte si striptiste. Vajzat që punonin për influencueren duhej të ndiqnin rregulla strikte: ishte e ndaluar të flisnin me njëra-tjetrën; Torres duhet t’u jepte leje që të dilnin nga dhomat dhe të përdornin tualetin; e po ashtu çdo gjë që fitonin duhet t’ja dorëzonin asaj. 
Kuota e pagesave ditore të Torres u rrit nga 1000 dollarë në 3000 dollarë dhe nëse një vajzë nuk arrinte që të grumbullonte aq shumë para, nuk i linte që të futeshin në shtëpi. Torres i kërkoi Desier që të mos punonte më si striptiste dhe të bëhej prostititutë, por e reja e refuzoi. Aty nisi makthi për të, u torturua derisa më në fund pranoi.
“Më kanë përndjekur shumë pyetje. Nëse prezervativi prishet, a do të sëmurem? A mundet klienti të jetë polic i infiltruar dhe të më arrestojë? Po sikur të më vrasë?”, kujton vajza. Në shtator, miqtë dhe familja e Desier dhe Letizia në Brazil nisën fushata në mediat sociale për t’i gjetur vajzat që prej muajsh nuk kontaktonin me familjen. Lajmet i pa edhe Ana, e cila kuptoi menjëherë se ishte Torres, ajo që i mbante të mbyllura. Por edhe pse e denoncoi rastin pranë Policisë amerikane, ata nuk e morën seriozisht.
Megjithatë, në një moment hetimet nisën dhe përveç Anës, edhe 20 vajza të tjera treguan historinë e tyre. Torres duhet të vuajë 8 vite në burg, edhe pse avokati i saj po përpiqet t’i ulë dënimin në Apel./ZËRI

kz8k9kpturbxy9mmmqwyzq5otu1yzg0nmnhmtm4ztrjngjhyzq1zwe4os5qcgerkwlnap4a3gabotaf

bh8k9kpturbxy82zmniywzhntfmmtk2mza2ntjkngyxnjewodc0zmqxzs5qcgerkwlnap4a3gabotaf
Burimi