![I shpëtoi atentatit, Trump: Falenderoj Zotin që u shmang diçka e paimagjinueshme](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/i-shpetoi-atentatit-trump-falenderoj-zotin-qe-u-shmang-dicka-e-paimagjinueshme_6693c7fb72ad2.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
I shpëtoi atentatit, Trump: Falenderoj Zotin që u shmang diçka e paimagjinueshme
Donald Trump
Donald Trump ka falënderuar mbështetësit e tij për “mendimet dhe lutjet” e tyre në komentet e tij të dyta publike që nga atentati kunder tij.
“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.
“Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme,” tha ai, duke shtuar se tani është më e rëndësishme se kurrë “që të qëndrojmë të bashkuar”.
“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.”/ZËRI
Burimi