I shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet në Fier 32-vjeçari

I shpallur në kërkim nga Policia, arrestohet në Fier 32-vjeçari

Komisariati Policisë Fier

FIER- Komisariati i Policisë Fier ka ndaluar sot (24 gusht) shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Mbrostar, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kishte lëshuar një urdhër arresti, duke e dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale të “Përndjekjes”.
Sipas autoriteteve, A. R. ishte në kërkim për një periudhë kohore për shkak të akuzave të ngritura për përndjekje.
Njoftimi i Policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. R., 32 vjeç, banues në Mbrostar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.
Burimi