“I pashpirt”/ Vrasja e 33-vjeçarit nga shoku i tij, babai rrëfen si nisën dyshimet: Erdhi në varrim! Më pa shtrembër…

“I pashpirt”/ Vrasja e 33-vjeçarit nga shoku i tij, babai rrëfen si nisën dyshimet: Erdhi në varrim! Më pa shtrembër…

Babai i autorit

TIRANË- Babai i Branko Shkozës, 33-vjeçari që u vra nga shoku i tij, Majlind Habibi ka zbuluar më shumë detaje për ngjarjen, e cila u zbardh pas 8 ditësh. Në rrëfimin që ka bërë babai i viktimës, thotë se mbrëmjen kur ndodhi vrasja, pra ditën kur edhe ndodhi ngjarja më 2 dhjetor, Shkoza dhe Habibi kanë qenë duke pirë alkool në një lokal. Ndaj edhe kishte dyshime tek Habibi pasi u gjet kufoma e të birit. Sipas tij, disa herë e ka pyetur autorin nëse e kishte parë të birin kur ishte zhdukur, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Madje, autori i kishte shkuar edhe në varrim. 
“Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku”, tha i ati i 33-vjeçarit, duke theksuar se autori i shkoi edhe në varrim. Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon,”- deklaroi babai.
Ai tregoi se kufomën e të birit e kishte gjetur vetë, edhe pse kishte ditë që e shihte por mendonte se ishte një qese mbeturinash. 
“Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij. Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa. Ky shoku i vet aq i pashpirt ishte sa të mos kërkonte Brankon që kanë katër vite që hanë e pinë bashkë. Djali im iku 32-vjeç, tek varrezat i kam thënë një fjalë se ky më fshihej nga mbrapa. Oficeri i krimeve më tha ku ke dyshime do e ruash, e ruaja me bisht të syrit dhe i kisha vendosur një njeri mbrapa për të parë të gjitha veprimet e tij. Kjo pa më treguar komshiu im këtë çështje. Djali u gjet në ujë.”
Në fund, kërkoi mbrojtje nga shteti me pretendimin se nëna e autorit është pranë shumë pranë banesës së tij.
RRËFIMI I PLOTË I BABAIT: 
Babai i Branko Shkozës: Ka qenë errësirë, hasmi e ka pritur këtu (tregon vendin). Kur djali im pinte shtrihej tek ky divani. Sipas të dhënave e ka marrë djalin për dore dhe e ka dërguar aty. Dyshimi im ishte që djali ishte rrëzuar në kallama, sepse unë e kam parë rreth 8 metra larg urës. Por, prap kisha dyshime, edhe pse mendova se e ka pasur nga Zoti sepse ishte i pirë, shkova tek ura, sepse djali im ka rënë dhe më përpara. Por kurrë çuni im nuk kalonte vetëm këtu, shtrihej në divan. Ma sillnin gratë e lagjes sepse djalin e kam pasur të urtë, jo se më iku djali mua, por pra hyra në kërkim sepse e dija që ai ishte në shtëpi pasi i dilte rakija. E ka pas pirë një gotë raki. Ai 2 orë nuk e zgjaste pa ardhur në shtëpi, kur dilte më thoshte jam në x vend, kjo më shtyu ta kërkoja. Në darkë nuk erdhi, në mëngjes më tha nipi që “gjysho nuk ka ardhur Branko”. Dyshova se është mbytur sepse ka rënë edhe herë të tjera tek ura. Pashë dhe mu kënaq zemra që nuk e gjeta. Mora shufrën e hekurit 12 metra, atë ditë që u mbyt djali kishte rreth 1 metër ujë. Ditë natë rrinin bashkë. Më hipën dyshimet sepse ditën e dytë e kam pyetur “A e ke parë Brankon?” më pa shtrembër dhe më tha “Nuk e kam parë” dhe iku. Filluan të më vijnë të dhëna që kanë bërë fjalë. Më vonë dëgjuam se sipas këtij i kishte ngacmuar gruan në shtëpi. Autori ishte agresiv, rrihte fëmijët, i ka shkuar gruas me sëpatë. Kjo më shty, një njeri agresiv mund të bëjë çdo gjë dhe pse të mos e kërkoi ky djalin tim kur kanë qëndruar bashkë ditë natë. Gjithë lagjja duke e kërkuar, ata hanin bukë bashkë. Telefononim djalin, nuk e hapte telefonin. Ky ishte shprehur që unë Brankon e mbyta, e hoqa. Pas kësaj fshihen edhe gjëra të tjera, njerëz që kam pyetur. Ka njerëz të përfshirë, s’bëhet fjalë, e para nëna e vet që e di krimin. Kur djali im është mbytur filluan të hiqnin rrobat natën nga shtëpia, thashë pse po i heqin rrobat. Nisën natën të largonin fëmijët, i kanë parë të tjerët, duke larguar fshehurazi rrobat. Pastaj si të mos më vijë mua xhenaze tek çuni, mos të pyesin gruan time “A e gjete djalin?”. Kam bërë 3 netë e 4 ditë kërkime me oficerin e policisë, kemi shkuar i kemi kapur të gjithë. Kam pyetur më kanë thënë që nuk dimë gjë, por kanë qenë në dijeni që tek lokali ku kanë pirë deri tek të tjerët. Pas 4 ditësh një djalë i lagjes i tha komshiut tim “kam 4 ditë që nuk ha bukë, dua të tregoj ngjarjen, se kush e ka mbytur Brankon”. Djali im e dinte notin, por nuk ka si shkon 11 metra nga ura larg. Mbas 4 ditësh trupi i djalit ka dalë lart, unë shikoja një gjë të zezë, por mendoja se ishin mbeturinat. Por ishte kurrizi i çunit, xhupi i tij. Djali tjetër i ka pas sjellë një kostum nga Gjermania dhe e njohëm nga etiketa. Ky shoku i vet aq i pashpirt ishte sa të mos kërkonte Brankon që kanë katër vite që hanë e pinë bashkë. Djali im iku 32-vjeç, tek varrezat i kam thënë një fjalë se ky më fshihej nga mbrapa. Oficeri i krimeve më tha ku ke dyshime do e ruash, e ruaja me bisht të syrit dhe i kisha vendosur një njeri mbrapa për të parë të gjitha veprimet e tij. Kjo pa më treguar komshiu im këtë çështje. Djali u gjet në ujë. Kur ka dalë trupi nuk e mendova se ka rënë nga ura. Por rezultoi se e kishte kapur nga qafa dhe e ka shtyrë, këtu. Djali im ka pirë me 3-4 vetë, që thonë nuk dimë gjë, ngjarja po zbardhet të gjithë janë në dijeni. Më ka ardhur edhe në varrim, më ka ngrënë dhe bukën. Dyshim im i fundit ka qenë kur i ftova për bukë, të dy si vëllezër nuk më kanë ardhur tek buka. Çfarë më qan në telefon? Mos qaj më sepse kam ikur në varreza i kam thënë “baba yt po ikën po të lë pa mbuluar, do ta hedh dheun një ditë tjetër”. Nuk i kam hedhur dhe’ djalit sepse kam shkuar të shikoj autorin e krimit sepse më ikte mbrapa njerëzve. Nuk ia kam ndarë me shokë e miq, dyshimi i fundit ishte që unë fëmijëve të tij i blija çokollata çdo ditë. Policia të më rrijë afër, djemtë i kam në gjendje të keqe. Jo më larg se sot nëna e personit që ka bërë krimin ka qenë duke ardhur për shtëpi, po ta kishte parë djali atë. Mos të kisha marrë Policinë se çfarë ndodhte, shteti të rrijë në ruajte të çunave që kjo gjë të zbardhet me shtet.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente