I dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, del para gjykatës Andrew Bode, fshihet pas murit
Andrew Bode ne gjykate
TIRANË- Ka dalë sot përpara Gjykatës së Tiranës, Andrew Bode, i arrestuar dy ditë më parë në Memaliaj, pasi ishte në kërkim prej dy vitesh, si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë. Në kafazin prej xhami të gjykatës, ai shihet pas murit, duke tentuar t’u fshihej kamerave. Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, së bashku me Julian dhe Adriatik Kalemin.
Andrew Bode, 45 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pas atentatit me tritol ndodhur në të njëjtin vit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj, nip i fisit Kalemi në Memaliaj.
Dyshohet se Bode ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa u ndihmua nga Albano Velo për të eleminuar Papën.
Si u ekzekutua Edmond Papa
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje. Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. /ZËRI
Burimi