I dënuar për vrasjen e 4 policëve/ Dritan Dajti kërkon lirinë, depoziton tjetër dokument në Gjykatën e Elbasanit

I dënuar për vrasjen e 4 policëve/ Dritan Dajti kërkon lirinë, depoziton tjetër dokument në Gjykatën e Elbasanit

Dritan Dajti

ELBASAN- Dritan Dajti kërkon lirinë! Dajti përmes dy avokatëve të tij, ka depozituar në Gjykatën e Elbasanit, një dokument ku kërkon lirimin nga burgu me pretendimin se po mbahet në mënyrë të paligjshme, pasi ai e ka kryer dënimin e tij. Avokatët e tij thanë se nuk ka një urdhër ekzekutimi të Prokurorisë për të hyrë në fuqi vendimi me burgim të përjetshëm që iu la në fuqi nga Gjykata e Lartë.
Ndërsa Gjykata e lartë la në fuqi vendimin e dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Dajtin me burgim të përjetshëm si autorin e dyshuar të vrasjes së 4 efektivëve të Policisë së Shtetit.
Të premten datë 16.8.2024, IEVP Peqin i është drejtuar SPAK për t’iu dhënë urdhër ekzekutimi, por Gjykata e Lartë ia ka ngarkuar prokurorisë Elbasan, pasi mbulon territorin ku qëndron Dajti. Sipas avokatëve të tij, ai po mbahet në burg në mënyrë të paligjshme pasi vendimi për dënim të përjetshëm nuk është ekzekutuar.

Dokumenti

Dritan Dajti, aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009.
Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij. /ZËRI
Burimi