Hetimi për vdekjen e yllit të ‘Friends’ Matthew Perry, priten disa arrestime

Hetimi për vdekjen e yllit të ‘Friends’ Matthew Perry, priten disa arrestime

Matthew Perry

SHBA- Policia ka një pistë të re për vdekjen e aktorit të njohur Matthew Perry. Një burim i zbatimit të ligjit tha për “People” se hetimet janë pranë përfundimit dhe se besojnë se “shumë njerëz” duhet të akuzohen në lidhje me vdekjen e aktorit “Friends”, i cili u nda nga jeta tetorin e kaluar.
Burimi tha se Zyra e Prokurorit të SHBA, e cila u përgjigj me “pa koment” për të njëjtat pyetje, do të vendosë nëse do të ngrejë ose jo akuza për personat që dyshohen se kanë gisht në vdekjen e Perry-t. Ky i fundit u gjet pa jetë në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Anxhelos. Fillimisht u raportua se aktori ishte mbytur, por më pas një raport toksikologjik konfirmoi se ai vdiq nga efektet akute të ketaminës.
Në maj, TMZ mësoi nga burime të zbatimit të ligjit se kishte nisur hetimi për të mësuar se ku e kishte marrë Perry ketaminën.  Sipas raportit të autopsisë së Perry-t, ai kishte 3.54 mikrogramë për mililitër ketaminë, që është gati tre herë më shumë se sasia normale, ndaj edhe kishte humbur jetën.
Perry u bë i njohur për publikun në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga 1994 deri në 2004./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente