
Hetimi për tenderin e pajisjetve elektronike, KQZ dorëzon dokumentet në SPAK
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderin për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit. SPAK kërkoi dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit lidhur me pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhej në kërkesën e SPAK.
Burimi