Gogu ironizon Nokën: Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh

Gogu ironizon Nokën: Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh

Toni Gogu

TIRANË- Nuk kanë munguar ironitë dhe akuzat në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti socialist, Toni Gogu, ftoi kolegun e Partisë Demokratike, Flamur Noka të marrë pjesën në komisionin e posaçëm Antikorrupsion, pasi sipas tij, kështu mund të luftohet korrupsioni në çdo qelizë të sistemit.
Toni Gogu: Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë. Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t’u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet. Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasesh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë. Leri llafet dhe eja t’i futemi punës./ZËRI
Burimi