Goditi efektivin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

Goditi efektivin e policisë për shkak të detyrës, arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

Foto ilustruese

BULQIZË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi goditi efektivin e policisë.
Sipas autoriteteve, një konflikt mes 3 personave ndodhi në Bulqizë dhe gjatë ndërhyrjes së policisë njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës efektivin.
Ndërsa dy të tjerë u proceduan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
“U konfliktuan fizikisht 3 shtetas dhe njëri prej tyre kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 33- vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi H.H., ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës”.
Si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njoftoi policia. /ZËRI
Burimi