Goditet rrjeti italo-shqiptar i kokainës/ 4 të arrestuar 19 nën hetim, në krye të bandës një shqiptar
MJETET E SEKUESTRUARA
ITALI- Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet të trafikut të drogës dhe kanë vënë në pranga katër persona, mes tyre dy shqiptarë. Në total janë 23 persona nën akuzë, nga të cilët 4 me urdhër-arresti për paraburgim, në Livorno, mes të cilëve edhe 4 gra. Mediat italiane raportojnë se hetimet nisën në fund të vitit 2020, pasi një i burgosur, i cili u kthye nga leja u ndje keq në qeli dhe u dërgua në Spitalin Portoferraio.
Droga vinte nga Lucca, ku vepronte një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte kreu i bandës. Ai u vu në pranga. Nga përllogaritjet rezulton se fitimet e këtij grupi shkonin deri në 8 mijë euro në javë, ku shitej 100 gramë kokainë tek të paktën 50 përdorues në zonë.
Një nga strategjitë e organizatës ishte kamuflimi apo aktiviteti në sekret të plotë, teksa trafikantët për të mos rënë në sy, e fshihnin lëndën narkotike në kuti farmaceutike të vogla apo qese, në zonën e pyllëzuar, duke e groposur në tokë dhe shënjuar.
Investigimi nisi në fund të vitit 2020, në kohën e pandemisë, pasi një i burgosur që kthehej nga leja, u ndje i sëmurë gjatë natës brenda në burgun e Porto Azzurro-s, pas së cilës u shtrua në spitalin Portoferraio. Trajtimet e duhura bënë të mundur zbulimin e pranisë së një “veze”, që përmbante kokainë në zorrën e trashë të të burgosurit, e cila më pas u konstatua se ishte blerë në ishull.
Hetuesit konstatuan gjithashtu përdorimin e shpeshtë të gjuhës së koduar nga të dyshuarit dhe blerësit për t’iu referuar lëndës narkotike dhe/ose parave, me përdorimin e termave specifikë dhe të përsëritur si: “kosha, vegla, litra bojë, çelësa, birra, djathë, benzinë dhe dyshekë”. Aktorët kryesorë të këtij trafiku droge, për t’u dukur të pastër në çdo kontroll të policisë, janë kujdesur që lëndën narkotike ta fshehin në disa lugina në disa zona të pyllëzuara në periferi të Portoferraio, të cilat megjithatë u zbuluan nga karabinierët.
Gjyqtari ka urdhëruar masën e sigurisë arrest me burg për 38-vjeçarin shqiptar dhe 47-vjeçarin tjetër po ashtu shtetas shqiptar dhe për dy italianët, një 65-vjeç dhe një 58-vjeç, detyrim paraqitjeje./ZËRI
Burimi