Gjykata lë në burg efektivin Goxhara, do t’i nënshtrohet ekspertizës psikologjike
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë, Erjon Goxhara, i cili të hënën e 19 Gushtit, plagosi disa herë me armë shtetasin Lorenc Kosta. Burime bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës ka vemdosur që Goxharës ti bëhet ekspertiza e gjendjes psiqike, pasi ai pretendon se ka vepruar në kushtet e një gjendje të rënduar.
Edhe gjatë deklaratës së tij të sotme në Gjykatë, Goxhara ka shfaqur pendesë për krimin, dhe ka deklaruar se nuk kishte qëllim për ta vrarë drejtorin e ERE-s Lorenc Kosta, me të cilën gruaja e tij dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në dëshminë e dhënë një ditë më parë para grupit hetimor, Goxhara tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxhara, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet me heqje nga puna. Ndërkohë që bashkëshortja e efektivit, ka deklaruar se e ka tradhtuar vetëm në një rast Goxharën, dhe ai i kishte premtuar se do ta falte, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. /ZËRI
Burimi