Gjurma prej 71 kompanish që la Dritan Gjika në Ekuador, emri i tij ngjall frikë, nuk i shkojnë ‘likujduesit’
Dritan Gjika
EKUADOR- 71 kompanitë e Dritan Gjikës, liderit të mafies shqiptare kanë lënë një shenjë të madhe në Ekuador. Ky rrjet biznesesh e kanë ndihmuar që të pastronte paratë nga e përfituara nga grupi i tij narkokriminal. Gjika mbërriti nga Shqipëria në nëntor 2009 në Guayaquil.
Për 13 vjet, ai udhëtonte disa herë në vit mes të Spanjës, Shqipërisë, Gjermanisë, Kolumbisë, si dhe Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shenjën e fundit të largimit nga Ekuadori e la më 15 dhjetor 2022, duke u nisur drejt Dubait. Sot ai konsiderohet i arratisur nga drejtësia ekuadoriane dhe ka një njoftim të kuq nga Interpoli. Hetimet kanë zbuluar të paktën 17 kompani emrin e Dritan Gjikës në rolin e tij si drejtor dhe aksioner. Disa prej tyre janë shkrirë, por disa ende nuk janë regjistruar në Regjistrin Tregtar të Ekuadorit.
Kompanitë janë: Riomel Gold dhe Cresmark (aktive) dhe Cannmaná, Trustal, Inmobilealstate, Drixsa, Drisdard (të shpërbëra), të cilat janë të specializuara në ndërtimin e godinave, spitaleve, qendrave tregtare, por edhe në eksportin e bananeve dhe fruta-perimeve.
Rasti Pampa
Në muajin shkurt 2023, Prokuroria filloi hetimin për çështjen Pampa, e cila tashmë është në fazën e thirrjes në gjyq të 22 personave. Së fundmi, më 22 gusht, Andersson Boscán u ankua në median e tij për mungesë veprimi nga ana e Prokurorisë për të kontrolluar kompanitë e përdorura nga Gjika. Ai pretendonte se nga kjo kompani ishin pastruar 35 milionë dollarë. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga Mbikëqyrja e Kompanive dhe informacioni i mbledhur nga Policia Kombëtare bie ndesh me këtë version.
Riomel Gold, i krijuar me një firmë të rreme
Kompania Riomel Gold Corporation, aksioner dhe administrator i së cilës është Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare, është krijuar në 4 tetor 2023 me një firmë false. Kjo konfirmohet nga një hetim policor i kryer më 31 maj 2024, kur Dritan Gjika ishte larguar nga vendi në dhjetor 2022. Për të provuar se firma e hedhur ishte false u krahasua dokumentacioni i kompanisë Riomel me dokumentacionin e një llogarie që ai kishte hapur në Banco del Austro.
Në bazë të dokumentacionit, u konstatua se nënshkrimi i ekzaminuar ishte i rremë.
Një rast i transferimit të aksioneve daton në mars 2022
“Mbikëqyrja” sapo ka shkrirë, më 22 gusht, kompaninë Agricomtrade, pjesë e rrjetit Gjika. Kompania Cresmark është ende aktive dhe janë hetuar lidhjet dhe kontratat e pretenduara me kompanitë elektrike, por nuk ka pasur asnjë gjetje në këtë drejtim. Në intervistë me “La Fuente-Investigative Journalism”, Mbikëqyrësi i Kompanive, Marco López, pranon se ky ent kontrolli ka disa kufizime, buxhetore dhe ligjore.
“Këtu bëjmë atë që mundemi. Ne jemi instancë dytësore, ligji tregon që kur një çështje gjykohet, nuk mund të nxjerrim kritere,”- thotë ai.
Një faktor që i ka penguar ata të aplikojnë masa shtrënguese ndaj kompanive të caktuara Dritan Gjika është se ky person nuk ka një dënim të formës së prerë dhe në këtë kuptim ende nuk mund të pengohet lëvizja e aksioneve të tij.
“Mund të themi: leh, ka qime, ka katër këmbë. Por, nuk mund të themi se është qen…. Nesër mund të thonë është ujk…,”-shton Lopez.
Një problem tjetër që ka është edhe volumi i punës.
“Ne jemi 40 persona për të kontrolluar 180,000 kompani, në një sistem kryesisht të çrregulluar,”- shpjegon López. Më tej, ankohet se “rivali” (mafia) punon me teknologjinë më të fundit dhe burime të pakufizuara. Një çështje tjetër për t’u kapërcyer është mungesa e likuiduesve për kompanitë e këtyre sektorëve.
“Ne kemi një frikë sepse ende nuk kemi gjetur ende njerëz që janë të gatshëm të shkojnë dhe t’i likuidojnë këto biznese. Ka frikë për të ndërhyrë, sidomos kur janë kompani të mafias shqiptare.”/ZËRI
Marrë dhe përkthyer nga Periodismodeinvestigacion
sfjpg
fhjjpg
Burimi