“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, zbardhet dëshmia e të riut që u plagos në “Don Bosko”: Po pija kafe me Kastriotin

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, zbardhet dëshmia e të riut që u plagos në “Don Bosko”: Po pija kafe me Kastriotin

renaldo metushi

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçarit Renaldo Metushi, që mbeti i plagosur mesditën e djeshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, teksa ishte në shoqërinë e 45-vjeçarit Kastriot Elezaj, i cili mori gjithashtu dy plumba në trup. Metushi është shprehur para grupit hetimor se aktualisht është i papunë, dhe kishte dalë që të pinte një kafe me të njohurin e tij Kastriot Elezaj.
“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin”, është shprehur Metushi, ndërsa ka deklaruar se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt. Edhe për shkak se arma e përdorur ka qenë me silensiator, i riu ka thënë se vetëm kur ka ndjerë një shpim në këmbë, ka kuptuar që ka mbetur i plagosur.
“Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”.
I riu ka vijuar më tej duke thënë se as ai dhe as Elezaj nuk kanë pasur konflikte të mëparshme, dhe nuk kanë dijeni se kush mund të jenë personat që i kanë qëlluar.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Ata kanë qenë të maskuar, ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes kanë djegur makinën në periferi të Kamzës. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Elezaj, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal jashtë vendit. /ZËRI
Burimi