‘Fshehën informacione për Covid-19’/ Gjykata në SHBA dënon me 24 mld dollarë Kinën

‘Fshehën informacione për Covid-19’/ Gjykata në SHBA dënon me 24 mld dollarë Kinën

Foto ilustruese

SHBA- Një gjykatës federal në Misuri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për mbulimin e pandemisë së koroanvirusit. Gjykata e Misurit ka gjobitur me 24 miliardë dollarë Kinën, të cilat pretendojnë se do t’i marrin duke sekuestruar asete kineze.
Padia, e paraqitur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Misurit në prill 2020, gjatë muajve të parë të pandemisë, akuzonte qeverinë kineze për fshehjen e informacionit në lidhje me ekzistencën dhe përhapjen e virusit. Sipas mediave të huaja, si përgjigje, zyrtarët kinezë thanë se nuk e pranojnë vendimin e gjyqtarit.
Por në vendimin e publikuar, gjykatësi Stephen N. Limbaugh Jr. shkruan se Kina mashtroi botën në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19.
“Këto veprime penguan kundërpërgjigjen e pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe e bënë të pamundur që t’u siguronin qytetarëve pajisje mjekësore të mjaftueshme për virusin,”-shkruhet ndër të tjera në vendim.
Një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Uashington, Liu Pengyu, tha se qeveria e tij nuk do ta njohë vendimin.
“E ashtuquajtura padi nuk ka bazë në fakt, ligj apo precedencë ndërkombëtare. Kina nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë. Nëse dëmtohen interesat e Kinës, ne do të marrim me vendosmëri kundërmasa reciproke sipas ligjit ndërkombëtar.”
Nuk ishte menjëherë e qartë se si dhe kur zyrtarët e Misurit mund të lëviznin për të sekuestruar asetet kineze, siç u zotuan të bënin. Zyra e Bailey-t tha se mund të kërkonte ndihmë nga administrata Trump për të identifikuar dhe marrë asetet./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente