Fredi Beleri mbërrin në Athinë: Edhe shqiptarët tani thonë se jam i pafajshëm

Fredi Beleri mbërrin në Athinë: Edhe shqiptarët tani thonë se jam i pafajshëm

Fredi Beleri

GREQI- Fredi Beleri sapo ka mbërritur në Greqi, ku pritet që të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis pak para nisjes për në Strasburg ku do të bëjë betimin si eurodeputet. Sapo ka mbërritur në aeroport, ai është pritur nga mediat vendase, të cilat i kanë kërkuar një prononcim. 
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që përqafoj njerëzit e mi. Jam krenar që marr të drejtat si eurodeputet. Falenderoj kryeministrin grek për besimin dhe zgjedhjen e tij. Ai dëshmoi se është lider i gjithë helenizmit dhe mbron grekët kudo që janë,”-tha Beleri në fjalën e tij. 
Më pas, ai ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur.
“Aventurës sime po i vjen fundi. Lufta për demokraci, shtet ligjor dhe liri vazhdon. Unë mbështetem se jam i pafajshëm, këtë po e thonë tani edhe shqiptarët. I them himarjotëve se nuk janë vetëm,”-shtoi Beleri në fjalën e tij. 
Herët në mëngjes Fredi Beleri kaloi portat e burgut, pasi iu aprovua leja 5-ditore që kishte kërkuar për të udhëtuar drejt Strasburgut për betimin si deputet i Parlamentit Europian./ZËRI
 
Burimi