FOTO+VIDEO/ Të shtëna me armë dhe përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi! 70 të arrestuar, disa të plagosur

FOTO+VIDEO/ Të shtëna me armë dhe përplasje mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi! 70 të arrestuar, disa të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i përgjakshëm me të shtëna mes tifozëve të organizuar ka ndodhur pasditen e së shtunës jashtë stadiumit në Alexandras Avenue, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka. Sipas informacioneve të para, për një arsye ende të panjohur, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre duke nxjerrë armët dhe duke qëlluar. Një burrë ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat.

Në të njëjtën kohë, gjatë episodit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah pas një rrahjeje. Të tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin Popullor.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarët e ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime. Informacionet bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve kanë qenë në të kaluarën problematikë për autoritetet për incidente në stadiume dhe shkelje të tjera. Sipas autoriteteve këto grupe veprojnë si organizata kriminale./ZËRI
Burimi