FOTO+VIDEO/ Digjet Katedralja në Francë

FOTO+VIDEO/ Digjet Katedralja në Francë

Katedralja

FRANCË- Një zjarr ka shpërthyer në katedralen gotike në qytetin francez të Rouen në Normandi. Imazhet në mediat sociale treguan flakët që dilnin nga skela në majës së ndërtesës. Sipas BFMTV, në vendngjarje ndodhen 63 zjarrfikës me 33 automjete që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ata shtuan se zjarri ka rënë në zonën ku po zhvilloheshin punimet, ndërsa rreth ndërtesës u vendos një kordon sigurie. Një zyrtar lokal i shërbimeve të urgjencës u tha gazetarëve se rreziku vjen nga dyshemetë prej druri në kantier, pasi vetë struktura është metalike.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES: 

Katedralja e Ngjitjes së Virgjëreshës në Rouen në Normandi është ndërtuar në periudhën 1202-1880 në stilin gotik, përveç kriptës, e cila është romane. Katedralja e Rouen-it u ndërtua në muret e katedrales së dikurshme romane dhe ka gjithsej shtatë kulla dhe është 151 metra e lartë. Katedralja është e njohur gjerësisht sepse është pikturuar disa herë nga piktori impresionist francez Claude Monet në shekullin e 19-të. 
Kjo është Katedralja e dytë që digjet në Francë, pasi në vitin 2019, një zjarr shpërtheu në “Notre Dame”, e cila nga ajo kohë është rindërtuar sërish si projekti origjinal./ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente