FOTOLAJM- Kush është ‘Pole qorri’, vlonjati me 3 emra që dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan! A po fshihet në Spanjë

FOTOLAJM- Kush është ‘Pole qorri’, vlonjati me 3 emra që dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan! A po fshihet në Spanjë

gentjan bejtja dhe flodian plaku

TIRANË- Personi që shihni në foto është Flodian Plaku, alias Mamo dhe Serjani, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Gentjan Bejtjas, të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Fushë Krujës.
41-vjeçari nga Vlora, i cili njihej ndryshe edhe me pseudonimin “Pole Qorri”, rezulton që të jetë me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa aktualisht ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit, më konkretisht në Spanjë, ndërsa urdhëri për vrasjen e Bejtjas dyshohet se u dha nga Dubai. 
Teksa mbante identitetin Flodian Serjani, vlonjati u vu në pranga në vitin 2019, pasi kërkohej nga shteti italian si kreu i një organizate kriminale në fushën e trafikut të drogës.
Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.
Po ashtu ai rezulton pronar i disa bizneseve në Vlorë, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes me paramendim.

Si u realizua vrasja?
Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.
Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari. /ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente