FOTOGALERI/ Nga Buckingham në Manhattan, Mbreti Charles blen apartament luksoz 6.6 mln $
Pamje nga rezidenca
Një apartament luksoz në Nju Jork është blerë nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me çmimin e pronës që kap shumën prej 6.6 milionë dollarë. Sipas gazetës amerikane New York Post, kjo është një shtëpi 334 m2 në Manhatan me pamje nga Central Park dhe ka komoditete që të kujtojnë Pallatin Buckingham.
Pamje nga rezidenca
Pamje nga rezidenca
Pamje nga rezidenca
Pamje nga rezidenca
Pamje nga rezidenca
Pamje nga rezidenca
Megjithatë, deri më tani Buckingham nuk ka reaguar për lajmin e gazetës amerikane. Por as nuk saktëson se kush do të jetë qiramarrësi i “pallatit” të ri.
Apartamenti ultra luksoz ndodhet në kompleksin Billionaires’ Row i cili ka 60 rezidenca. Megjithatë, ka pasur raporte që sugjerojnë se duke blerë pronën në ‘qytetin që nuk fle kurrë’, monarku i vjetër Albion do të jetë më afër djalit të tij ‘rebel, Harry, Duka i Sussex-it, i cili jeton me familjen në Kaliforni./ZËRI
Burimi