FOTO- Në kërkim ndërkombëtar! Arben Ahmetaj ‘plane’ edhe gjatë pushimeve, shfaqet buzë liqenit

FOTO- Në kërkim ndërkombëtar! Arben Ahmetaj ‘plane’ edhe gjatë pushimeve, shfaqet buzë liqenit

Arben Ahmetaj

ZVICËR- Teksa prej shumë kohësh ndodhet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me akuzat ndaj tij për çështjen e  inceneratorëve, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shfaqur duke pushuar buzë liqenit në Mendrisio të Zvicrës. Në foton e publikuar nga gazetri Adriatik Doçi, Ahmetaj shihet me syze, duke biseduar ‘kokë më kokë’ me një person tjetër.

ARBEN AHMETAJ

Nuk dihet kush është personi që e shoqëron, por herën e fundit që ish-zv/kryeministri u shfaq në emisionin “Çim Peka Live”, paralajmëroji se do të rikthehet për një intervistë të tretë. 
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. /ZËRI 
Burimi