(FOTO-EMRAT) Mbi 20 vite burg për anëtarët e bandës shqiptare të drogës në Angli

(FOTO-EMRAT) Mbi 20 vite burg për anëtarët e bandës shqiptare të drogës në Angli

shqiptarët e dënuar

BRITANI E MADHE- Një grup shqiptarësh janë dënuar në Angli, pasi merreshin me trafikim të emigrantëve dhe kultivim kanabisi. Ndaj tyre është kryer një hetim i madh për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa kanë zbuluar edhe identitetet e tyre. Dritan Meta, 43 vjeç, Ilir Kodra, 49 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 39 vjeç, u dënuan të gjithë për rolet e tyre në një organizatë kriminale. Meta, kreu i grupi, më herët u deklarua fajtor për akuzat e lehtësimit të shkeljes së ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhimit të kanabisit. Ai u dënua me 11 vite burg më 3 shtator, raportojnë mediat e huaja.
Dritan Meta, 43 vjeç, u deklarua fajtor për komplot për të trafikun e paligjshëm të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar në Gjykatën e Kurorës Reading më 15 prill të këtij viti. Ai ishte deklaruar më herët fajtor për prodhim të kanabisit në të njëjtën gjykatë më 20 mars.
Ilir Kodra, 49 vjeç, u deklarua fajtor për të njëjtën vepër imigracioni më 20 maj.
Refik Skepi, 45 vjeç, u deklarua fajtor për prodhim kanabisi më 20 mars.
Visar Elezaj, 39 vjeç, nga Balfour Road, Oxford, u shpall fajtor për prodhim kanabisi pas një gjyqi pesë-javor, i cili përfundoi më 18 prill.
Pikërisht gjatë këtij hetimi u zbuluan provat rreth transportimit të emigrantëve nga Dunkirk në Francë në Britani të Madhe, duke përdorur varka të vogla fryrëse. Hetimi zbuloi se Meta dhe Kodra ishin të përfshirë shumë në organizimin dhe lehtësimin e kalimit të të paktën tre emigrantëve më 16 gusht 2022. 
Hetimi për kultivimin e drogës zbuloi se Meta, Skepi dhe Elezaj kishin marrë kontrollin e një njësie të madhe industriale në South Fambridge në Essex, e cila ishte subjekt i një urdhër-arresti. Gjatë këtij kontrolli, njësia me përmasa industriale u zbulua se ishte një fabrikë kanabisi shumë e sofistikuar dhe në shkallë të gjerë, që kultivonte rreth 1000 bimë. Vlera e drogës në treg ishte midis 1.3 dhe 1.6 milion paund./ZËRI
Burimi