FOTO- Dhunë dhe kaos/ “Plas” në Kuvendin e Serbisë, deputetët përjashtohen nga salla

Pamje nga Kuvendi i Serbisë

BEOGRAD- Në Kuvendin e Serbisë kanë ndodhur incidente të shumta gjatë votimit te buxhetit të vitit 2025. Mediat serbe raportojnë se pasur përleshje mes mazhorancës dhe opozitës, me këta të fundit nuk lejuan ministrat të flisnin dhe bllokuan foltoren.
Në qendër të konfliktit ishin anëtarët e opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i SSP-së, Dragan Dilas, pranë tij ishte edhe Radomir Lazoviç nga ZLF.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, i bëri thirrje autoriteteve përkatëse të reagonin menjëherë dhe të qetësonin situatën. Marinika Tepiç u ka derdhur verë disa deputetëve të mazhorancës, opozitarët kanë fryrë bilbila gjatë gjithë kohës që të mos i lejonin të flisnin. Ndërsa disa nga deputetët e opozitës u larguan me dhunë nga salla.

Ndërsa Brnabiç iu bëri thirrje parlamentarëve që seanca nisi me një minutë heshtje për nder të viktimave që humbën jetën në stacionin e autobusit në Novi Sad dhe rrëmuja që ata po shkaktojnë është fyerje për ta. Po ashtu, opozita ndaloi dhe kryeministrin serb Millosh Vuçeviç të flasë. /ZËRI
Burimi