Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina e Butrintit kthehet në kafenenë e Kumbaros

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Godina e Butrintit kthehet në kafenenë e Kumbaros

PAMJE NGA NGJARJA

SARANDË-Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar një ditë më parë (29 qershor) një tjetër rast abuzimi me parkun arkeologjik të Butrintit. Sipas tyre një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e turistike, po bie pre e përdorimit për interesa fitmiprurëse të biznesit privat.
Përmes një njoftimi në Facebook, drejtuar ministrit të Kultures Blendi Gonxhja, Forumi shkruan se kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar makinën e kompanisë mbi një kishë mesjetare.
“Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit në daten 29.06.2024. Makina e kompanisë se sallameve, te cilës kolegia juaj Mirela Kumbaro (Ish-ministre e Kulturës  i dha me koncesion një godine historike për ta shndërruar ne kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës”.-thuhet në shkrim.
POSTIMI I PLOTË:
I nderuar zoti minister i Kultures Blendi Gonxhja
Kjo eshte pamja nga Akropoli i Butrintit sot ne daten 29.06.2024. Makina e kompanise se sallameve, te ciles kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion nje godine historike per ta shnderruar ne kafe, eshte parkuar mbi monumentet e kultures.Mund ta shikoni i nderuar z. Minister se si kjo makine e kompanise se sallameve qendron e parkuar mbi nje kishe mesjetare e gerrmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina qe furnizon kafene e Kumbaros e ben perdite kete ritual ne syte e te gjitheve vizitoreve dhe administrates shteterore. Ne fakt parkimi i perditshem i kesaj makine mbi rrenojat antike eshte simbolika e perdhunimit, percudnimit dhe talljes publike qe Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjere te ngjashem i beni pasurive te trashegimise kulturore shqiptare.
Qe ne krye te heres kur ministrja e Kultures Kumbaro vendosi t’i jepte miqve te saj godinen historike te rojtarit te Butrintit per ta shnderruar ne kafene, ishte e qarte se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnje dhembshuri apo krenari per te ruajtur kete trashegimi. Kafeneja e Kumbaros, sic njihet sot nga punonjesit e Butrintit jo vetem ka privilegjin te shese uje dhe pije me cmime stratosferike, por ka privilegjin qe cdo dite te parkoje makinen e saj mbi rrenojat antike ne Akropol.
Nderkohe qe njerez fisnike si Presidenti Mejdani i zbriti makines ne hyrje dhe u fut me kembe ne Butrint, apo kryetare shtetesh dhe personalitete te ndryshme e kane respektuar shenjterine e kesaj kryevepre te trashegimise sone, Kumbaro dhe kafeneja e saj perdhos perdite Akropolin e Butrintit.
 
Burimi