Femrat u marrin terrenin meshkujve, zënë përqindjen më të lartë në personel
Foto Ilustruese
TIRANË- Kërkim-Zhvillimi që deri në vitin 2021 mbizotërohej nga meshkujt sa i takon angazhimit në personel duket se ka ndryshuar panoramë një vit më pas. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në “Statistika për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin” tregojnë disa nga tendencat kryesore në vend.
“Në vitin 2022, 3.748 persona janë angazhuar në aktivitetin e K&ZH në Shqipëri me kohë të plotë dhe të pjesshme. Ky numër përcaktohet si numri i personave që punojnë për konceptimin dhe krijimin e dijeve, produkteve, proceseve, metodave dhe sistemeve të reja. Në personelin e angazhuar në K&ZH gjatë vitit 2022 sipas gjinisë, 54,4 % e zënë femrat, ndërkohë gjatë vitit 2021 përqindjen më të lartë e zënë meshkujt me 50,6 %” thuhet në dokument.
Sipas INSTAT gjatë vitit 2022, numri më i lartë i personelit të angazhuar në K&ZH i përket sektorit të IAL-ve me 81,6 %, pasuar nga Ndërmarrjet Private dhe OJF-të me 9,6 % dhe Sektori Shtetëror me 8,8 %.
Gjatë vitit 2022, Kërkuesit Shkencor zënë pjesën më të madhe të personelit të angazhuar në K&ZH me rreth 55,2 %, Personel Profesionist me 21,6 %, Personel Teknik me 10,6 % dhe Personel Mbështetës me 12,6 %, ndërkohë gjatë vitit 2021 struktura e personelit ishte përkatësisht, Kërkuesit Shkencor 55,3 %, Personeli Profesionist me 20,5 %, Personeli Teknik me 11,0 % dhe Personel Mbështetës me 13,2 %.
Sipas INSTAT, referuar klasifikimit sipas nivelit arsimor, për Sektorin shtetëror vihet re se personeli me nivel arsimor “Master ose ekuivalent të tij” është rritur me 5,8 % gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021.
Fondet dhe shpenzimet sipas sektorëve të performancës.
INSTAT vlerëson se në periudhën kohore 2021-2022, pesha më e madhe e fondeve për aktivitetetin e K&ZH, sipas strukturës së sektorëve të performancës, i është akorduar sektorit të Institucioneve të arsimit të lartë (IAL-ve) përkatësisht me 53,6 % gjatë vitit 2021 dhe 52,5 % gjatë vitit 2022.
Në periudhën 2021-2022, sipas strukturës së sektorëve të performancës, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të) mbajtën peshën kryesore të shpenzimeve në aktivitetin e Kërkimit dhe Zhvillimit (K&ZH), përfshirë shpenzimet korente dhe ato kapitale, duke kontribuar përkatësisht me 57,9% në vitin 2021 dhe 53,1% në vitin 2022.
Në periudhën 2021-2022, sipas strukturës së sektorëve të performancës, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të) mbajtën peshën kryesore të shpenzimeve në aktivitetin e Kërkimit dhe Zhvillimit (K&ZH), përfshirë shpenzimet korente dhe ato kapitale, duke kontribuar përkatësisht me 57,9% në vitin 2021 dhe 53,1% në vitin 2022.
Marrë nga Monitor
ws
screenshot 2024 12 06 121333
screenshot 2024 12 06 121307
qq
Burimi