Fëmijët e Donald Trump të tronditur pas atentatit

Fëmijët e Donald Trump të tronditur pas atentatit

Donald Trump

SHBA- Familaj e Donald Trump reagon pas atentatit ndaj ish-Presidentit. Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, postoi në X duke falenderuar Shërbimin Skeret për veprimin e shpejtë ndaj atentatit si dhe qytetarët për lutjet e tyre për shëndetin e babait të saj.
“I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë. Të dua babi, sot dhe gjithmonë.”
Gjithashtu duke postuar në X, Donald Trump Jr vendosi një imazh të babait të tij duke u shoqëruar nga mitingu në Pensilvani me grushtin e ngritur dhe gjakun e tij në fytyrë.
Krahas imazhit është mbishkrimi “Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.
Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.
“Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”./ZËRI
Burimi