Euro 2024/ Princi William dhe kryeministri Starmer të pranishëm në finalen e madhe Angli-Spanjë

Euro 2024/ Princi William dhe kryeministri Starmer të pranishëm në finalen e madhe Angli-Spanjë

Princi William

BRITANI- Princi William do të udhëtojë drejt Berlinit, për të marrë pjesë të dielen në finalen e madhe të Euro 2024, ku Anglia do të përballet me Spanjën. Lajmin e ka konfirmuar Kensington Palace.
William, i cili është president i Federatës së Futbollit (FA), mori pjesë gjithashtu në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës, të shtunën e kaluar dhe në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Danimarkës.
Po ashtu për të parë ndeshjen në stadium do të jetë dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer./ZËRI
Burimi