Euro 2024/ Erdogan në stadiumin olimpik të Berlinit
Erdogan në stadium
Pak orë para fillimit të ndeshjes Holandë-Turqi, në tribunat zyrtare të stadiumit Olimpik të Berlinit pati shumë lëvizje… Disa sekonda më vonë, pyetja u zgjidh teksa u shfaq çifti Erdogan, duke bërë një udhëtim “rrufe” për të qenë në krah të Kombëtares së Turqisë përballë Holandës në çerekfinalen e fundit të Euro 2024.
Prezenca e presidentit turk nga shumëkush u pa si një reagim indirekt i historisë ndaj gjithçkaje që ka ndodhur ditët e fundit me rastin e festës së Demiralit (ai bëri shenjën e ujqërve gri) pas dy golave që shënoi në ndeshjen kundër Zvicrës në fazën e 16-të, megjithatë menaxheri i ekipit të turqve, Hamit Altinop (veteran ndërkombëtar) sqaroi se: “ishte e paracaktuar që nëse do të shkonim në 8, Erdogan do të udhëtonte në Berlin. Presidenti turk mbërriti në Berlin rreth dy orë para ndeshjes./ZËRI
Burimi