“Erdha me një varkë të vogël” emigranti shqiptar për mediat angleze: Më mësuan se si të mashtroj sistemin

“Erdha me një varkë të vogël” emigranti shqiptar për mediat angleze: Më mësuan se si të mashtroj sistemin

Foto ilustruese

ANGLI- Një emigrant që hyri në Angli me një varkë të vogël, i cili gjithashtu u largua nga një azil, ka treguar se si ishte trajnuar për të manipuluar sistemin britanik si një emigrtant i paligjshëm.
Burri nga Shqipëria tha se ai ishte informuar mirë nga të afërmit e tij që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin rregulluar udhëtimin e tij.
Kishte hipur në një varkë të vogël në bregun francez afër Dunkirkut, bëri rrugën e tij në ujërat britanike që zgjati shumë orë përpara se të shpëtohej nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
“Forca Kufitare na transportoi në një qendër paraburgimi në Kent”, tha ai për Express. “Aty qëndruam 48 orë dhe më pas u akomoduam në një hotel sepse njerëzit vinin gjatë gjithë kohës.  U largova nga hoteli sapo mbërrita atje. Më pas u takova me kushërinjtë dhe kaq.”
Emigranti shpjegoi se ai e dinte përpara se të shkonte në Britani se transferimi në një hotel ofronte mundësinë e përsosur për t’u arratisur.
Që atëherë ai ka kaluar vite duke jetuar në Britani duke punuar në tregun e zi dhe duke iu shmangur autoriteteve. Ankthi i zbulimit nuk e lëshon kurrë, por e peshon me përfitimet e konsiderueshme financiare sipas tij.
“Këtu në Angli duhet të punosh të paktën pesë ose gjashtë ditë në javë, sigurisht edhe në Shqipëri nëse punon me orar të plotë je mirë, por këtu në Britaninë e Madhe puna është më e bollshme, më e qëndrueshme, paguhet më mirë”, tha ai. .
Burimi