EMRI- Kush është personi që u ekzekutua sot në Shkodër, me precedent të mëparshëm penalë

EMRI- Kush është personi që u ekzekutua sot në Shkodër, me precedent të mëparshëm penalë

SHKODËR- Është identifikuar personi që u vra mesditën e sotme në zonën e Zdrales në Shkodër. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se viktima është 36-vjeçari Elis Rroshkodoli, me precedent të mëparshëm penalë. Rrroshkodoli u ekzekutua me armë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në një lokal në rrugën ‘Isuf Sokoli’. 36-vjeçari nga Shkodra rezulton që ka pasur llogari të hapura më parë me drejtësinë, për një plagosje të ndodhur në Rumani, si dhe ka qenë pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë, së bashku me persona të tjerë nga Shkodra.
36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune pasi plagosi një person. Sherri nisi në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. Në atë kohë Rroshkodoli, i cili ishte 35 vjeç, u ngrit nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.
Po ashtu 10 vite më parë në 2014, ai u arrestua në Shkodër nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë. Në atë kohë Elis Rroshkodolit dhe grupit të tij iu sekuestruan një arsenal armësh dhe sende me vlerë. /ZËRI 
Burimi