EMRI/ Kush është 22-vjeçari që aksidentoi për vdekje avokatin në Durrës

EMRI/ Kush është 22-vjeçari që aksidentoi për vdekje avokatin në Durrës

Leonard Dingo

DURRËS-Erjon Kacani është i riu që dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo dy ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Kacani mësohet se është një emigrant nga Greqia. 22-vjeçari është larguar me shpejtësi nga zona, duke e lënë Dingon të vdekur në vend. Automjeti me të cilin përplasi për vdekje avokatin, u gjet i braktisur në Kodër Arapaj. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës. 

Përpos aksidentit, avokatët penalistë, në një deklaratë që kanë lëshuar ditën e sotme kanë ngritur dyshimet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Sipas tyre Dingo ka pasur në shqyrtim çështje sensitive, dhe për aksidentin do të duhet që të kishte një hetim më të plotë./ZËRI
Burimi