EMRI- Humbi ndjenjat pas takimit me të atin, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri

EMRI- Humbi ndjenjat pas takimit me të atin, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri

Foto ilustruese

TIRANË- Një 49- vjeçar, i cili ka qenë i paraburgosur në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Reanimacionin Qendror të QSUT-së.
Aurel Sabriu ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin.
Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.
I paraburgosuri Aurel Sabriu ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë nga Komisariati i Policisë. Arrestimi i tij ishte bërë në muajin Maj të këtij viti, dhe Sabriu ishte në pritje të gjykimit për veprën penale të dhunës në familje.
Burimi