Elon Musk: SHBA duhet të dalë nga NATO, s’ka kuptim të paguaj për mbrojtjen e Europës

Elon Musk: SHBA duhet të dalë nga NATO, s’ka kuptim të paguaj për mbrojtjen e Europës

Elon Musk

SHBA-Elon Musk ka shprehur bindjen se Amerika duhet të dalë nga NATO, duke argumentuar se nuk ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë për mbrojtjen e Europës. Këtë deklaratë ai e bëri në X, teksa iu përgjigj një komentuesi, i cili bënte thirrje për të dalë nga NATO.
‘Vërtet duhet, nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës”,-shkruan Musk në platformën ‘X’.

Komenti i Musk është në përputhje me një temë tashmë të hapur nga administrata aktuale amerikane, e cila ka kërkuar nga aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke u përpjekur të lehtësojnë ngarkesën financiare që mbajnë mbi shpatullat e SHBA.
Kjo ka ndodhur pas një ndryshimi të politikave të SHBA, ku ka pasur një kthesë të papritur në mbështetje të Ukrainës dhe një vendim për të kufizuar stërvitjet ushtarake të përbashkëta, duke njoftuar gjithashtu një plan për të zhvendosur pjesë të forcave ushtarake amerikane nga Gjermania në Hungari. Ndërkohë, ka raporte se ish-presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e tërheqjes së 35 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania, shkruan gazeta britanike The Telegraph, duke cituar burime pranë administratës amerikane./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente